Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha përmes një postimi në “Facebook” se ‘njoftimi se mësimi është pezulluar deri më 9 dhjetor në Durrës dhe në Tiranë’, është një lajm i remë. Shahini shkruan se njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Postimi i plotë:
Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike.










