Ministrja e jashtme serbe: Kosova dhe Shqipëria po rrezikojnë Evropën

Мinistrja serbe për Integrime evropiane, Jadranka Joksimoviç, ka reaguar ndaj krijimit të pikave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri.

Ajo deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë – Shqipëri më nuk ekziston”, e ka quajtur të rrezikshme dhe e ka “cilësuar si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”, raporton koha.net.

Joksimoviç për agjencinë e lajmeve tanjug ka thënë se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare të Evropës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu