Ministrja Gërvalla: Ngatërron flamujt e dy shteteve

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla ka ngatërruar përsëri flamujt, teksa kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

Në postimin e publikuar faqen zyrtare në ‘twitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së #Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavise Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Se flamuri është i Moldavisë e tregon edhe vetë ‘twitter’ vetëm nëse e afron kursorin dhe shënon “Flag of Moldova”. Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njejta, megjithatë dallojnë jashtëzakonishtë shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen lëshime të tilla nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Më herët kishin ngatërruar flamurin e NATO-së me atë të Kombeve të Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu