Miss Turqia u kritikua për dukjen, thonë se ka një pamje siç tradicionalisht konsiderohet ‘burrërore’

Modelja që u kurorëzua me titullin Miss Turqia ka reaguar ndaj ‘komenteve negative’ për pamjen e saj, pasi përdoruesit thanë se kishte një paraqitje siç konsiderohet tradicionalisht pamja ‘burrërore’.

Idil Bilgen, 24 vjeç, u shpall fituesja e konkursit të mërkurën për të vazhduar të përfaqësojë vendin e saj në konkursin ndërkombëtar Miss World.

Miss Bilgen e cila është e diplomuar në mjekësi dhe flet tre gjuhë, derisa një këngëtare e famshme e admironte suksesin, historinë dhe veçantinë e saj.

Por një numër i përdoruesve, e kritikuan për për pamjen e saj dhe sugjeruan se ajo fitoi vetëm për shkak të statusit të babait të saj, një diplomat turk.

Missi fiku opsionin për shënimin e komenteve në rrjetet e saj sociale, por iu përgjgij kritikave gjatë një paraqitjeje televizive.

“Në një kohë kur vendi ynë po përjeton tragjedi si dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, komentet negative ia atribuoj faktit se njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë”, tha ajo.

“Ata janë njerëz që shprehin mendimin e tyre pa ditur asgjë. Nuk më interesojnë komentet e tyre”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu