Mitsotakis: Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës

Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës, vlerësoi më 31 gusht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre.

Ashtu si shumë vende rreth Mesdheut, Greqia është përfshirë nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri më tani është raportuar për 26 njerëz të vdekur nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erës dhe nxehtësisë, shkruan REL.

Një zjarr masiv në pyllin e Dadias, të cilin Bashkimin Evropian e ka cilësuar si zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në bllokun evropian, po vazhdon të digjet për të 13-tën ditë.

Zona e djegur nga zjarret “do të kalojë 1 miliard e 500 milionë metra katrorë, apo 150 mijë hektarë, tha Mitsotakis në parlament.

“A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu