Modeli i përfolur me politikane shqiptare, rrëfen se kush nga deputete e parlamentit e tërheq (VIDEO)

Ndoshta shumë prej jush kishin kohë pa e parë modelin e njohur Alesio Aliaj i cili prej vitesh është kthyer në një menaxher VIP-ash.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka rrëfyer të rejat e fundit në jetën e tij. Jo rrallëherë lidhjet e tij të dashurisë janë komentuar në mediat rozë, jo vetëm me vajza të njohura të shoëbiz-it por edhe me deputete. Dukeqënëse sapo lamë pas zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, gazetarja e ka pyetur Alesion nëse do të “gjuajë” ndonjë nga deputet e reja të sapozgjedhura.

‘Me thënë të drejtën mirë kanë bërë që kanë vënë të reja. Sepse forca e femrës i jep një bukuri tjetër parlamentit. Ti kem vënë syrin ndonjërës? Se di! Ju i merrni të gjitha gabim. “S’është e vërtetë.”, është shprehur menaxheri i njohur. Epo do të habiteshim nëse Alesio do të na thoshte se nuk i pëlqen asnjëra./Blitz.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu