Modeli i ri Q7 i Audi me probleme

Modelet e reja mund të përballen me probleme. Dhe kjo është ajo çfarë po ndodh me Q7 e ri të Audi.

Modeli i ri i vitit 2017 ka filluar të shfaqë probleme me kontrollin e airbegut në rreth 14,000 vetura vetëm në SHBA.

Problemi, sipas kompanisë, është se airbegët mund të kërkojnë më shumë forcë për t’u hapur, sesa që kërkohej më herët në përplasje të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat, Grupi i Volkswagen në Amerikë u ka bërë thirrje 14,500 pronarëve të këtyre veturave që t’i dërgojnë veturat e tyre në qendrat lokale të Audi, për ta përmirësuar këtë problem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu