Moderatorja: “Më duhen 2 mijë euro në muaj për kremra”, ironizon Aida Shtino: Çfarë pune bëni për të jetuar?

Deklarata e modeles Erjola Doçi po bën xhiron e rrjetit, pasi gjatë një interviste tha se harxhon minimumi dy mijë euro në muaj vetëm për kremëra fytyre, pa arsyetur se ku i gjen gjthë ato lekë.

Përmes një postimi në “Facebook” Shtino shkruan se me 2000 euro në muaj mund të jetojnë 4 familje në muaj dhe nëse do të ishte në studio do ta pyeste Doçin se “çfarë pune bën për të jetuar?”

Postimi i Aida Shtinos:

“Epo 2000 € ne muaj per kremera…

Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen : “Cfare pune beni per te jetuar?”

2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj….

Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale , fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht. Kur shpirti eshte mbosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni , nuk mbushet kurre shpirti me materie.” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu