Modric flet pas kalimit në gjysmëfinale: Askush nuk besoi tek ne, fola me Rodrygon

Përfaqësuesja e Kroacisë arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, pasi mposhti Brazilin me penallti.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, por në vazhdime kishte gola. Neymar shënoi për 1-0 në fund të shtesës së parë, ndërsa Bruno Petkovic barazoi në minutën e 117-të.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni kroat, Luka Modric, i cili nënvizoi se askush nuk kishte besuar te ta.

“Ne kemi treguar shumë herë se nuk do të dorëzohemi kurrë dhe se nuk duhet të na shlyejnë. Askush nuk besonte në ne para Kupës së Botës”.

“I thashë Rodrygo se çdokush mund të humbasë një penallti. E inkurajova. Mbaj mend që humba një penallti kundër Turqisë në vitin 2008. Nuk është e lehtë”.

“Jam i sigurt që edhe Rodrygo do të forcohet pas kësaj ndeshje. Asgjë nuk do të ndodhë me të, të gjithë dështojmë ndonjëherë”.

“Është keq që i ndodhi kjo sepse ne kemi vërtet një marrëdhënie shumë të mirë. Sa për ne, nuk ishim i lumtur me vendin e dytë. Ne duam më shumë”, ka thënë Modrić.

Kroacia do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu