Modric për ndeshjen kundër Argjentinës: Do të jetë shumë e vështirë të ndalosh Messin, por ne jemi gati

Mesfushori i Real Madridit dhe i kombëtares kroate, Luka Modric ka folur për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Futbollisti 37-vjeçar pranoi se nuk do të ishte e lehtë të ndalohej lideri i skuadrës së Amerikës së Jugut, Lionel Messi, megjithatë, sipas Modric, kroatët janë të përgatitur për këtë ndeshje dhe do të bënin gjithçka për të fituar.

“Sigurisht, Lionel Messi është një figurë shumë e madhe, ai është lojtari i tyre më i mirë dhe do të jetë shumë e vështirë për ne ta ndalojmë atë, por ne jemi të përgatitur dhe do të japim gjithçka”, tha Modric për Mundo Deportivo.

Kujtojmë se ndeshja Argjentinë-Kroaci do të zhvillohet nesër më 13 dhjetor. Fituesi i kësaj përballjeje në finalen e turneut do të takohet me fituesin e çiftit Francë-Marok.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu