Modriq do të mbetet te Real Madridi edhe për një edicion

Mesfushori i Real Madridit do të vazhdojë kontratën e tij me klubin spanjoll edhe për një edicion, shkruan Zeri.info. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Para se të njoftojë Tchouaméni, Real Madrid do të konfirmojë kontratën e re deri në qershor 2023 për Luka Modrië: është planifikuar për nesër në Bernabéu, aty do të jetë edhe Florentino Perez”, njofton Romano në rrjetet sociale.

Romano po ashtu shtoi se, marrëveshja e re u nënshkrua pas finales së Ligës së Kampionëve. /Zeri.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu