Momente nga Samiti i NATO-s,Johnson trembet kur Erdogan i hedh dorën në sup (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë u mbajt samiti dy ditor i NATO-s në Madrid ku u morën disa vendime, shumica e të cilave kishin të bënin me agresionin rus në Ukrainë. Në samit nuk munguan as batutat dhe përqafimet midis krerëve të lartë të shteteve.

I tillë është edhe ky moment që shfaqet në videon që është bërë virale në rrjetet sociale. Presidenti i Turqisë RexhepTaip Erdogan i ka vendosur dorën në shpatull kryeministrit britanik Boris Johnson, në mometin kur ky i fundit ishte përqendruar duke shkruar në dosjen e tij.

Johnson është trembur dhe menjëherë i ka lëvizur dorën presidentit turk. Por, kur ka parë se kush ka qenë, ai është ngritur në këmbë të ndarë një shtrëngim të ngrohtë duarsh me Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu