Momenti emocionues kur Timo Flloko reciton përballë Kadaresë,”Ca pika shiu ranë mbi qelq”

Kjo e premte ka qenë vertetë relaksuese për shkrimtarin e madh, Ismail Kadare dhe aktorin e njohur Timo Flloko. Ata kanë zgjedhur që në rrezet e diellit të shijojnë një kafe së bashku, ku padyshim nuk ka munguar as letërsia.

Në një moment, aktori ka recituar plot ndjenjë një pjesë nga poezia himn e Kadaresë, e titulluar “Mall”, të cilën të gjithë e njohin si “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë çast emocionues, e ka ndarë në rrjetet sociale, botuesi Bujar Hudhri.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Kadare festoi 87-vjetorin e lindjes me një mbrëmje poetike të realizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Akademia e Shkencave, ku ishin të ftuar emra të njohur të skenës si Kastriot Caushi, Rajmonda Bulku dhe Marsela Çibukaj.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu