Momenti kur Policia e arreston dilerin e kokainës në Durrës (VIDEO)

Në një video material të saj Policia e Shtetit ka publikuar të dhëna për arrestimin e një narkodileri nga qyteti i Durrësit.

Në pamjet e publikuara shihen sasi të kokainës të përgatitura për treg.

Sipas njoftimit të policisë 38 vjeçari merrej edhe me organizimin e aktiviteteve të prostitucionit.

Policia sqaron se gjatë aksionit janë konfiskuar 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një automjet tip Toyota Yaris dhe 2 telefona celularë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu