Momenti prekës në Itali: Shkolla e mbyllur, djali i vogël qendron në bankë para portës

Kjo foto është kthyer në virale në Itali ditën e sotme. Një fëmijë ulur në bankën e tij, para shkollës, ndërsa kjo e fundit është mbyllur për shkak të shtimit të rasteve me të infektuar.

Imazhi është fiksuar mëngjesin e sotëm në Salerno, jashtë shkollës fillore Matteo Mar , në rrethin e Torrione.

Një fëmijë dhe një grup prindërish filluan një protestë të heshtur kundër urdhrit të lëshuar dje nga presidenti i Rajonit Campania De Luca, me të cilin urdhërohet mbyllja e të gjitha kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në territorn rajonal.

Fëmija u ul në bankë me përparësen dhe maskën, në heshtje, para portës me kangjella hekuri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu