Një ndër lajmet më të komentuara së fundmi ka qënë se Luizi dhe Kiara do bëhen prindër. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Luizi ka shprehur se dëshiron të bëhet babai i disa fëmijëve dhe kjo gjë ka bërë që shpesh herë fansat të dyshojnë që Kiara mund të jetë në pritje të ëmbël.
Pas një postimi të bërë disa javë më parë, ku Luizi ka publikuar një foto teksa mbante në krahë një foshnje dhe është shprehur që po bën prova, rrjeti “mori flakë”, dhe fansat ishin tepër të gëzuar që dyshja mund të bëhet prindër së shpejti.
Por Luizi nuk është ndalur me kaq pasi ditën e sotme, këngëtari ka trazuar sërish rrjetin, duke publikuar një foto, që ka shtuar dyshimet për një shtatzani të mundshme të Kiarës.
Ai ka publikuar një varëse çelësash tepër të veçantë dhe është pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.
“Tani nuk mund të më humbasin më çelësat”, shkruan artisti bashkangjitur fotos.