“Mos u tut”, Islami: Marrëveshja e Washingtonit, i’a fut Serbisë dy këmbët në një këpucë

Opinionisti Dardan Islami nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë që marrëveshja e Washingtonit nuk ka të keqe asgjë për Kosovën, por ia fut Serbisë dy këmbët në një këpucë.

Islami ka thënë se pika e vetme që shkoi në dëm të Kosovës është moratoriumi 1 vjeçar, por në anën tjetër ka thënë se sa i përket pikës për Ujmanin, duhet të kujtohet se 25 për qind e këtij liqeni është në territorin e Serbisë.

Ai tutje ka shtuar se kjo marrëveshje sjell bashkëpunim, investime, njohje nga Izraeli dhe i vështirëson Kinës dhe Rusisë influencën mbi Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Islamit:

“Nese e lexoni me vemendje marveshjen e Washingtonit do ta kuptoni se aty nuk ka asnje gje te keqe per Kosoven, ajo ma shume ja fut Serbis dy kembet ne nje kepuce! Aty mbetet nje pike te cilen se kam kuptu por sigurisht edhe se nuk me ka pelqy, e ajo eshte qe ne afat nje vjeqar Kosova do te pushoj se kerkuari njohje dhe antarsim ne organizata ndekombtare! Fatmirsisht ne Shtator kalon ky afat dhe nuk shoh ndonje problem tjeter!

Pika e dyte per te cilen delegacioni Kosovar luftoj shume ishte Ujmani, por mos te harrojme sa 25% e ketij Liqeni gjendet ne teritor te Serbise, sigurisht se edhe ata e dojne hisen e tyre te ujit!

Pra kjo marveshje sjell bashkpunim, investime, njohje nga Izraeli dhe njekosisht i veshtirson Kines dhe Rusise influencen e tyre mbi Serbine!

Vetem Prisedenti Trump ka mujt me perpilu dhe me realizu nje marveshje te tille, qe une nga momenti qe e kam lexu, e kam quajt Gjeniale! #mosutut“- shkruan ne postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu