Moska e shqetësuar: Perëndimi me çdo kusht do ta fusë Maqedoninë në NATO

Pas deklaratës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jens Stoltenberg se vendi do të bëhet pjesë e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm ka reaguar Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova raportohet të ketë thënë se qëllimi i dukshëm i Perëndimit është ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO me çdo çmim.

Zaharova mes tjerash është shprehur e befasuar nga OSBE-ODIHR, e cila e ka vlerësuar pozitivisht propagandën e madhe të Perëndimit gjatë referendumit, duke thënë se po ta kishte bërë Moska këtë gjë do të vlerësohej si përzierje në punët e brendshme të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu