(Mos)uniteti shqiptar përballë garës presidenciale

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut po hynë në javën e dytë të fushatës zgjedhore duke mbajtur takime me qytetarët dhe tubime partiake, teksa i i shpalosin premtimet e tyre që do t’i realizojnë, nëse ndonjërin prej tyre ulet në karrigen e President të ardhshëm të shtetit, shkruan gazeta KOHA.

Analistët politikë vlerësojnë se dhe në këtë fushatë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit, në një situatë të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi, kandidatët vijojnë me premtime të zakonshme. Sipas analistit, Alajdin Demiri, mendon se këto nuk janë zgjedhje si në vendet me demokraci të zhvilluar, e gjitha është vetëm një garë për arritjen e pjesëmarrjes së nevojshme në votime kundër një populli të dërmuar, të vjedhur e të pa shpresë, një garë elektorale ku Presidenti paraprakisht është i caktuar se do të emërohet si i tillë në mbrëmjen e datës 5 maj, vlerëson Demiri. Sipas tij, po zhvillohet një fushatë shumë e zbehtë dhe panevojshme në taborin shqiptar. “Nuk kishte nevojë që partitë shqiptare të mbajnë tubime ndaras me elektoratin shqiptar, njëri duke mbështetur kandidatin e përbashkët, e të tjerët kandidatin e pavarur shqiptar, ndonëse asnjëri nga tre kandidatët nuk ka se çka ofron”, thotë Demiri, i cili shton se BDI-ja në këtë fushatë presidenciale po e bënë zhbërjen e elektoratit shqiptar.

“Duke e përkrahur kandidatin e përbashkët me partinë në pushtet, drejtpërdrejt po BDI bënë ndarjen e elektoratit shqiptar. Ky është një opsion politik që hapë derën edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është edhe intenca e zhbërjes së votuesve shqiptarë. Kemi konceptin qytetar që në të vërtet nuk ekziston por kjo është vetëm në kokat e disa liderëve partiak”, thotë Alajdin Demiri analist politik.

Muhamet Halili, analist dhe ish ambasador, në anën tjetër, vlerëson se fushatën që po zhvillojnë partitë shqiptare për zgjedhjet presidenciale, e bëjnë në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të mes partive të koalicionit dhe partia opozitare shqiptare në bazë të programit të kandidatit shqiptar që bazohet në arritjet kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ka të drejtë partia në pushtet të bëjë fushatë qeveritare, sepse vetë kandidati është kandidat qeveritar, kurse partitë e shqiptare opozitare fushatën tyre e bazojnë në përputhje me kërkesat, nevojat dhe vizonin e kandidatit shqiptar për president”, thotë Halili. Sipas tij, është e pa nevojshme që në taborin shqiptar të organizohen tubime me elektoratin shqiptarë.

“Kinse njëra parti shqiptare angazhohet për konceptin qytetar që e ofron kandidati i tyre i përbashkët dhe partitë opozitare mbështesin kandidatin, i cili premton nj Republikë të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se cilit etnitet apo fe i takojnë. Fushata e partive shqiptare aspak nuk duhet të ndikojë në ndarjen e votave. Elektoratit shqiptar vetvetiu duhet të votojë atë kandidat që ofron më të mirën për ata”, thotë Muhamet Halili, analist politik.

Megjithatë, Presidenti i shtetit do të zgjidhet edhe me votat e shqiptarëve, por kjo nuk duhet të ndikojë në fragmentimin mëtutjeshëm të trupit elektoral shqiptar, aq më tepër kur dihet që kompetencat e Presidenti janë të limituara dhe nuk ia vlen të bëhet ndonjë betejë aq e ashpër, të paktën, në mes të shqiptarëve për zgjedhjen e tij. (koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu