Në Guangdong të Kinës, një motoçiklist shkeli dhe i kaloi sipër një fëmije dhe nuk është ndaluar të shikonte nëse e lëndoi, por u largua në drejtim të panjohur.
Afër pesëvjeçarit ka shkuar një grua shtatzënë, e cila ishte në afërsi, duke e ngritur atë në këmbë për të shikuar nëse ka lëndime.
Për fat të mirë, vogëlushi ka shpëtuar pa lëndime të rënda, megjithëse mbi të kaloi motoçikleta.
Fakti që ngasësi ishte i mbuluar me mbrojtësen nga shiu, po e bën më të vështirë identifikimin e tij.










