Mourinho e mposht Guardiola-n, Liverpool vetëm 6 fitore në 13 duele për t’u shpallur kampion

Mourinho ka arritur fitoren e parë “të madhe” në Premier League, ku Tottenham nën drejtimin e tij mundi City-in e Pep Guardiola-s me rezultatin e pastër 2-0.

Ndeshja solli në kujtesë përplasjen e vitit të kaluar mes dy klubeve në çerekfinalen e Champions League. City humbi një penallti në pjesën e parë (Ilkay Gundogan) për t’u ndëshkuar me dy gola në pjesën e dytë nga Bergwijn dhe Soon.

Skuadra e Jose Mourinho-s ngjitet me këtë fitore në vendin e pestë, duke iu kthyer garës për zonën Champions. Ndërsa Manchester City përfundimisht e humb garën me Liverpool për titullin kampion, gjë të cilën e sezonin e kaluar.

Skuadra e Pep Guardiola-s tani është 22 pikë larg Liverpool, që do të thotë se në 13 javët e mbetura kuqezinjve u duhen maksimalisht 18 pikë për të rikthyer titullin në Anfield.

Por duke pasur parasysh performancën nhë rënie të City-t dhe atë në shkëlqim të skuadrës së Jurgen Klopp, Liverpool mund të shpallet arithmetikisht kampion në fund të shkurtit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu