Mourinho i etur për të nënshkruar me Dybalan

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se nuk ka hequr dorë nga Paulo Dybala dhe po përpiqet ta sjellë atë në Stadio Olimpico këtë verë.

Sulmuesi argjentinas është në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin i skadoi më 30 qershor.

Ai kishte qenë në bisedime me Interin, duke arritur një marrëveshje verbale me Nerazzurrët, por lëvizja e tij është lënë në pritje për shkak të kërkesave të komisionit të agjentit të tij dhe për shkak se Interi duhet të shesë Edin Dzekon ose Joaquin Correa pas kthimit të Romelu Lukakut.

Roma dhe Milani mbeten destinacione të mundshme për 28-vjeçarin, edhe pse asnjëri nga klubet nuk do të përputhet me ofertën e pagës së Interit, rreth 6 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse.

Sipas Il Corriere dello Sport, Mourinho po shtyn të nënshkruajë me ish-yllin e Juventusit, i cili, sipas gazetës, konsiderohet nga Special One si ‘sulmuesi i vetëm që mund të ndihmojë Romën të bëjë një hap përpara për sa i përket cilësisë’.

Giallorossët kanë nënshkruar me Nemanja Matic si lojtar i lirë nga Manchester Unitedi dhe portierin e dytë Mile Svilar nga Benfica, gjithashtu si lojtar të lirë.

Mourinho dëshiron të shtojë më shumë cilësi në fazën e sulmit dhe e sheh Dybalan si pjesë e përsosur për të kompletuar sulmin e Romës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu