Mourinho i interesuar ta ketë Arthurin në mesfushë, kjo mund t’i hapë rrugë kalimit të Zaniolos te Juve

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, do të ishte i interesuar që Juventusi ta përfshijë Arthur Melon në ofertën Nicolo Zaniolon, njoftojnë mediat në Itali.

Anësori i Giallorossëve ka refuzuar ta komentojë të ardhmen e tij, derisa tifozët në qendrën stërvitore, Trigoria, i kërkonin të qëndrojë.

Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se janë mbajtur disa takime ndërmjet përfaqësuesve të dy klubeve, por akoma ka dallim të madh në ofertë dhe kërkesë.

Megjithatë, sipas Tuttosport, Roma mund ta kërkojë Arhturin në ofertë, gjë që od ta zvogëlonte shumën e parave që do të duhej të paguante Juventusi për Zaniolon.

Mourinhos i pëlqen ideja që ta ketë brazilianin në mesfushën e tij të re dhe kjo mund t’u ndihmojë Bianconerëve për të siguruar shërbimet e futbollistit italian, për të cilin Giallorossët kërkon 60 milionë euro.

Në anën tjetër, Arthur nuk është në planet bazë të Massimiliano Allegrit dhe nuk do të ketë vend në formacionin startues të Zonjës së Vjetër në sezonin e ri. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu