Mourinho kampion i shpenzimeve, ja sa miliardë euro blerje ka kryer

Në futbollin e sotëm suksesi, apo aftësia për të menaxhuar, lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me shpenzimet që bën një klub për të kënaqur ambiciet e një trajneri. Nuk është rastësi që teknikët më në zë në qarkullim kryesojnë listën e atyre që kanë shpenzuar më shumë për blerjen e “yjeve” të futbollit.

Kampioni absolut është Jose Mourinho, ndjeshëm i shkëputur nga dy ndjekësit më të afërt, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, që qëndrojnë në të njëjtin nivel për shumat që kanë shpenzuar në merkato në krye të skuadrave të ndryshme.

Për të kënaqur Jose Mourinhon, klubet që ka drejtuar portugezi kanë harxhuar shuma marramendëse, që kapin vlerën totale 1.3 miliardë paundë, pra rreth 300 milionë paundë më shumë se Guardiola dhe Ancelotti.

Portugezi nuk ka pasur kurrë frikë ta shenzojnë paranë, qoftë te Chelsea, Real Madridi apo Manchester United. Hulumtimet e reja nxjerrin në pah faktin se asnjë menaxher tjetër nuk i afrohet “The Special One” në këtë aspekt.

Carlo Ancelotti është i dyti në këtë listë. Shpenzimet e tij nisin që kur drejtonte Milanin, për të vijuar me blerjet kur drejtonte, Chelsea-n, Paris Saint-Germainin, Real Madridin dhe Bayernin e Mynihut.

Por asnjë nuk krahasohet me Mourinhon, “bosin” aktual të Tottenham, blerja më e shtrenjtë e të cilit ishte Paul Pogba (Manchester United) për shifrën rekord të asaj kohe, 89.3 milionë paundë (në verën e vitit 2016).

Mourinho gjithmonë ka kërkuar investime nga pronarët e klubit. Blerje të tjera të shtrenjta gjatë përvojës së tij te Manchester United ishin Romelu Lukaku për 75 milionë paunë dhe Fred për 53 milionë.

Në dy periudha të ndryshme të Mourinhos si trajner i Chelsea-s, klubi londinez nënshkroi me sulmuesit Andriy Shevchenko për 40 milionë paundë, Didier Drogba për 35 milionë dhe Diego Costa për 34 milionë.

Kur Mourinho drejtonte Realin u shpenzuan për Luka Modricin për 31.5 milionë paundë dhe për Angel Di Marian 30 milionë.

Trajnerët, shuma totale e shpenzuar dhe blerja më e shtrenjtë:

1-Jose Mourinho: 1.3 miliardë paundë/Paul Pogba 89.3 milionë paundë

2-Carlo Ancelotti: 998 milionë/Gareth Bale 85.3 milionë

3-Pep Guardiola: 998 milionë/Zlatan Ibrahimovic 57 milionë.

4-Manuel Pellegrini: 921 milionë/Cristiano Ronaldo 80 milionë.

5-Massimiliano Allegri: 844 milionë/Cristiano Ronaldo 99.2 milionë.

6-Arsene Wenger: 767 milionë/Pierre-Emerick Aubameyang 56 milionë.

7-Roberto Mancini: 683 milionë/Sergio Aguero 35 milionë.

8-Claudio Ranieri: 682.6 milionë/James Rodriguez 38.5 milionë.

9-Rafa Benitez: 577 milionë/Gonzalo Higuain 34.5 milionë.

10-Unai Emery: 591 milionë/Neymar 200 milionë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu