Mposhtet Tsipras në Greqi, ja kush i fitoi zgjedhjet

Udhëheqësi konservator i opozitës, Kyriakos Mitsotakis është në rrugën e mbarë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe exit poll-et e para, të cilat e nxjerrin Partinë Demokracia e Re të parën.

Sipas tyre, Partia e Mitsotakis pritet të marrë 38-42% të votave, ndërsa majtistët e SYRIZA-s, të cilët kanë qenë në pushtet që prej vitit 2015 pritet të marrin 26.5-30.5%.

Rezultatet sipas Exit Poll:

Demokracia e Re : 38-42% – 155-165 vende në Parlament

SYRIZA : 26,5-30,5% – 75-83 vende në Parlament

Lëvizja Për Ndryshim (KINAL): 6-8% – 19-22 vende në Parlament

Partia Komuniste Greke (ΚΚΕ): 5-7% – 16-19 vende në Parlament

ΜεΡΑ25 3-5% – 8-14 vende në Parlament

Agimi i Arte 2,8-4,8% – 0-13 vende në Parlament

Zgjidhja Greke 2,5-4,5%- 0-13 vende në Parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu