Mrekulli apo çfarë? Bie në humnerë me kamion, shoferi shqiptar del me këmbët e veta

Nëse nuk është mrekulli, nuk dimë ç’të themi tjetër për të pabesueshmen që ndodhi të premten e 27 shtatorit në autostradën Torino-Savona në lartësi, në të dalë të provincës së Cuneo.

Për shkaqe ende të panjohura, një shofer shqiptar e humbi kontrollin mbi mjetin e tij të rëndë dhe përfundoi duke u rrëzuar nga parmakët e urës.

Kabina e kamionit doli jashtë dhe ra në një boshllëk për dhjetra metra bashkë me të.Zjarrfikësit ndërhynë me urgjencë për të kontrolluar situatën dhe pritur më të keqen, por ajo që panë ishte e pabesueshme: shoferi i kamionit ishte brenda në kabinë dhe madje doli jashtë me këmbët e veta.

Ai u dërgua për mjekim, ndërkohë që autostrada u mbyll për hetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu