Muhamed Zeqiri punësohet si këshilltar në LSDM, ka rrogë 500 euro, lë pa punë Jani Makradulin?!

Sipas asaj që shkruan ”Kurir” zyrtarisht nga dje Muhamed Zeqiri punon si këshilltarë në LSDM e që sipas informacioneve jozyrtare për këtë vend pune në parti Zeqiri do të paguhet diku 500 euro, njofton Zhurnal.

Kjo pozitë e re e tij vjen vetëm pak kohë më parë kur ai u zgjodh edhe në kuvendin e përgjithshëm dhe atë qendrorë të LSDM-së. Me këtë vërtetohen informacionet se pikërisht Zeqiri është një nga personat kyc të këtyre zgjedhjeve si dhe njeri i besueshëm i Zaevit, e me këtë flasin faktet se persona si Jani Makraduli ish nënkryetar i partisë dhe deputet tash është pa ndonjë angazhim partiak.

Transformimi i Zeqirit nga një gazetar i pavarur në një funksionarë partiak ka zgjatur vetëm 48 orë pas një statusi të lëshuar në facebook ku lajmëronte se i jep fund profesionit të gazetarisë, shkruan Kurir, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu