Muja: Qëllimi i Serbisë është veriu, me 1 shtator të dy marrëveshjet do të zbatohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se me një shtator të këtij viti, të dy marrëveshjet do të fillojnë të implementohet. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se problemi kryesor i Serbisë qëndron në Veriun e Kosovës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, Muja ka thënë se kjo është edhe arsyeja pse nuk po haset kundërshtimi i tyre në pikat e tjera kufitare.

Pas shtyrjes së implementimit të vendimit për reciprocitetin e targave dhe atë të dokumenteve, Muja ka thënë se me një shtator të këtij viti, të dy marrëveshjet do të fillojnë të implementohen.

“Po flasim për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes që kanë qenë të definuara para 11 vjetëve që Serbia ka refuzuar t’i zbatojë. Qeveria e Kosovës për shkak të kërkesës së SHBA-ve ka vendosur që këtë vendim ta shtyjë deri e 1 shtator. Me 1 shtator të vitit 2022, të dy marrëveshjet do të zbatohen”.

“Qëllimi përfundimtar i Serbisë është se definimin, kundërshtimin nuk po e bëjnë në pikat e tjera kufitare, problemin po e kanë të veriu se dhimbjen e kanë diku tjetër”, ka thënë Muja.

Ndërkaq, pas bllokimit të rrugëve me barrikada në Veri të Mitrovicës, Kryeministri Kurti ka fajësuar presidentin Vuçiq dhe Petkoviq, duke thënë se ata janë përgjegjësit kryesorë për gjërat që po ndodhin atje.

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre iu paraprijnë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Përmes një video-je në Facebook, Kryeministri i Kosovës u është drejtuar qytetarëve të vendit duke u bërë apel të përcjellin njoftimet nga Qeveria e Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu