Muki: Ajo që i ka ndodhur Xhevat Ademit dhasht Zoti të mos i ndodhë askujt

Pas deklaratës që bëri prindi i personit të plagosur në dasmën e para disa javëve në Reçicë të Tetovës, ka reaguar edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili përpos që shpreh keqardhje njëherazi bën thirje për përgjegjësi.

“Ajo që i ka ndodhë Xhevat Ademit dhashtë Zoti askujt mos ti ndodhë. Por pavrsisht funksionit që ushtron, as ai dhe askush tjetër nuk guxon të jetë mbi ligjin. Jam i shokuar nga deklarata e prindit të personit të dytë të plagosur, mjekut Jusuf Bilallit se në rastin që ndodhi para një muaji në një dasëm në Tetove, pikerisht deputeti Ademi ka qenë njeri nga dy personat që kanë gjuajtur, me ç’rast dy të rinj mbetën të plagosur, njeri prej tyre edhe vet djali i deputetit.

Perveç pergjegjesisë morale askush nuk duhet të amnistohet as nga pergjegjesia penale!

P.S Para ca ditesh lexova një lajm se në Norvegji nëse nuk gaboj një ministër është dorëhequr vetëm nga shkaku se kishte marë me vete në pushim celularin e tij zyrtar.” – Përfundoi Zekiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu