Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri i përfshirë në një polemikë me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka rreaguar së fundmi për ftesën e këtij të fundit mbi një debat televiziv me pjesëmarrjen e të dyve. Muki nuk pranon debat televiziv me Bexhetin por për tu mos u mjaftuar me aq, ai shprehet edhe me gjuhë ofenduese ndaj tij, shkruan InfoShqip.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë deklaratën e Zekirit.
“E nderuar redaksi e TV21, jam mirënjohës për ftesën tuaj për të marrë pjesë në debatin e sontëm me Blerim Bexhetin, aktualisht kryetar i komunës së Sarajit. Por për hir të opinionit dua t’ju njoftoj se kam vendosur të mos mar pjesë në një debat të këtillë i cili mund ti ngjajë gjithëçkaje por jo edhe një debati të mirëfilltë duke pasur prasysh personin e apostrofuar.
Nuk dua të jem pjesë e një debati me sulme të ulëta dhe niveli im nuk më lejon të ulem në një studio me personin si Blerim Bexheti të cilin opinioni i gjerë në Maqedoni e njeh shumë mirë për bëmat dhe të këqijat e tij duke qenë ministër i drejtësisë. Nuk dua të ulem në një studio me njerëz si Blerim Bexheti i cili pas emisionit të fundit ku isha i ftuar në TV tuaj në mënyrën më të ulët “këlyshat” e tij hynë në privatësinë time duke fyer dhe kërcënuar.
Kërncënimeve absolutisht nuk ju frigohem pasi që të vetmit që i përkulem dhe i frigohem është Allahu dhe askush tjetër. Por nuk do të lejoj dikush të hyjë në privatësin time dhe të më fyejë mua dhe familjen time dhe me të tillë të ulem në një tavolinë.
Blerim Bexheti njëherit si kuader i BDI-së nuk është as deputet as minister e as nënkryetar i kësaj partie që të jetë i nivelit tim. Përfaqëson vetëm komunën e Sarajit dhe kaq.
Për në fund do të citoj tri thënie:
E para e imam Aliut: “Në momentin kur do të tentosh të argumentohesh me budallain arogant ti vetem se ke humbur”.
E dyta : “Asnjëherë mos debato me budallenj pasi që shikuesit nuk mund të dallojnë kush është kush”.
Dhe thenia e tretë e njohur e Mark Tven: “Asnjeherë mos debato me budallenj pasi që do të ulin në nivelin e tyre dhe do të fitojnë me përvojën tyre”.
Me rrespekt, Muhamed Zeqiri, Nënkryetar i LSDM-së.” – Përfundoi Zekiri./InfoShqip.com










