Muller zbulon shakanë që ia bën Mane: Mos ia paso topin Lewandowskit

Thomas Muller do të jetë sërish në një fushë me Robert Lewandowski, por kësaj radhe jo me të njëjtën fanellë.

Gjermani ka zbuluar se kjo gjë ka shkaktuar edhe shaka në stërvitjen e Bayern Munich para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

“Manë më ka thënë me shaka në 10 ditët e fundit që të kem kujdes që të mos ia kaloj topin aksidentalisht Lewandowskit. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë nesër dhe të mos fokusohemi shumë te Lewy”.

“Lidhja jonë në fushë u zhvillua me kalimin e viteve. Por tani ne kemi shumë lojtarë fleksibël në sulm dhe ne nuk e kemi një njeri të vetëm në sulm. Kundërshtarët nuk e dinë se kush është sulmuesi fiks”, ka thënë Muller.

Tutje ai shtoi se do të jetë një ndeshje e hapur dhe e bukur për tifozët.

“Ne duam të fitojmë në duele dhe duam të jemi aktivë kur humbasim topin. Loja do të jetë e hapur. Në Bundesligë së fundmi kemi luajtur kundër kundërshtarëve që u mbrojtën mirë. Mendoj se nesër do të jetë një lojë që tifozët neutralë do të pëlqejnë”, nënvizoi ai. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu