A mund t’i gjeni 12 ushtarët britanikë të fshehur në xhungël? (FOTO – VIDEO)

Një fotografi interesante e publikuar në internet në të cilën 12 ushtarë britanikë janë të fshehur në xhungël, ka bërë që shumë njerëz ta mbajnë kokën me duar.

Në fotografi janë të fshehur 12 ushtarë të njërës nga njësitë më elitare të ushtrisë britanike, të cilët ishin kamufluar aq mirë në malin e Bruneit, sa që pothuajse askush nuk ka mundur t’i gjejë, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi elitare e ka postuar fotografinë në rrjetet sociale, ku shihen duke kryer manovra në xhungël si pjesë e ushtrimeve të njësisë elitare.

Ushtrimet ishin pjesë e trajnimit për identifikimin e afërt të armikut. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu