“Mundësi e shkëlqyer për t’u shkathtësuar,” kadetët e FSK-së stërviten krah ushtarëve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka ndarë disa foto të kadetëve të FSK-së, në rrjetin social Facebook ndërsa bëhej një stërvitje përkrahë ushtarëve të NATO-s. Mehaj bëri të ditur se këto stërvitje po kryhen në kuadër të kampit veror “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Më tej ai shkruan se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të rrisin shkathtësitë e tyre.

“Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu