Murat Boz dëshiron të kthehet pas me Asli Enver? Ja veprimi që bën ai

Një ndër ngjarjet më të bujshme të showbizit turk ishte padyshim ndarja e Asli Enver nga Murat Boz. Edhe pse nuk kanë më asnjë komunikim me njëri-tjetrin, postimi i fundit i Murat ka treguar se ai nuk e ka harruar Aslin.

Ka qenë Asli ajo që ka ndarë një video me ndjekësit e saj ku në sfond ishte kënga e Asik Veysel. Të njëjtën këngë e ka postuar më pas këngëtari ku në përshkrim shkruan “Unë eci në këtë botë, ditë e natë. Ku shkuan kohët e vjetra?”

Fansat e kanë interpretuar këtë postim si një shenjë rikthimi me aktoren.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu