Ndërsa Murati është duke i rregulluar flokët Antonelës, Ola ndihet xheloze por mundohet ta fshehë, dhe pse atë e nxjerrin zbuluar pyetjet provokuese që i bën Muratit . Ajo e pyet Muratin nëse Antonela i ka flokët më të buta se të sajat, nëse do të donte një takim me Anton elën apo nëse i pëlqentë ndonjë vajzë tjetër aty brenda. Të gjitha këto tregojnë se pavarësisht se mundohej të qeshte, Ola sërish donte të sigurohej se Murati ishte i përqëndruar apo jo tek ajo.
Murati e kupton që ajo po bëhej xheloze dhe i afrohet duke e përqafuar, edhe pse kur ai e pyet drejtpërdrejtë nëse ndihej xheloze ajo nuk e pranon. Por Murati e qetëson duke i thënë se për Antonelën nuk kishte pëlqim, madje e konsideronte si motër dhe se për momentin do të dalë vetëm me Olën për të parë se si do shkojë raporti me të pas takimit të parë. Dhe pse është herët të flasim ata në prapaskena duken të afërt me njëri – tjetrin por gjithsesi mbetet për tu parë në vazhdim si do të shkojë njohja mes tyre.









