Muriqi te Galatasaray? Klubi turk i gatshëm t’i përafrohet kërkesës së Lazios

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë në Turqi, një vend të cilin e njeh mirë, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave: Girensunspor, Gençlerbirligi, Rizerspor dhe Fenerbahce.

Nga Turqia shkruajnë se shtatlarti i Lindur në Prizren kërkohet nga Galatasaray, që gati të shpenzojë deri 15 milionë euro për kartonin e tij, transmeton supersport.al.

Sulmuesi dardan është në pronësi të Lazios, por gjatë gjysmës së dytë të sezonit luajti i huazuar te Mallorca. Me pesë gola të shënuar (plus tri asistime) në 15 ndeshje, Muriqi ishte i rëndësishëm në sigurimin e mbijetesës së elitën e futbollit spanjoll.

Mallorca dëshirojnë ta blejnë kartonin e 28-vjeçarit, por ndërhyrja e gjigantëve turq ia ka prishur planet. Lazio, në fakt, ka shpenzuar thuajse 20 milionë euro për ta blerë nga skuadra tjetër nga Stambolli, Fenerbahce, por me shumë mundësi do të ishte gati për ta shitur për 15 milionë, pasi Muriqi nuk është më në planet e bardhekaltërve.

Nëse do të ndodhë ky transferim, Muriqi do të konsiderohej tradhtar nga tifozët e Fenerbahces, “armiqtë” e përjetshëm të fansave të Galatasarayt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu