Musa Xhaferi nga Kërçova: Legjitimitetin na e jep populli, më 8 maj do kalojmë në epërsi

Kandidati për deputet Musa Xhaferi në Kërçovë para të pranishmëve tha se Fronti Europian do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe në zonën e pestë zgjedhore do të ketë mbi 30 mijë vota.

“Asnjëherë nuk pasur dyshim se Kërçova me rrethinë do jetë në mbështetje të BDI sepse BDI e ka dëshmuar me punë dhe nuk ka lejuar që vota shqiptare të përbuzet e shkelet. Ne nuk kemi dyshim se do jemi fitues dhe se pala tjetër nuk mund të na fitojë. Legjitimitetin ta jep pupulli, votuesi, ju e jepni legjitimitetin se kush do qeverisë me vendin dhe kjo nuk është në duart e liderëve të partive tjera politike që mundohen të bëjnë një luftë psikologjike dhe kjo nuk duhet të na preukopojë neve. Te jemi unik dhe ne në zonën 5 do të kemi 30.000 mijë vota dhe Fronti Europian do të jetë partia e dytë në garë në nivel zone”, tha Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu