Mushkolaj: Vizita e Merkel në Tiranë i dha goditjen e fundit idesë së “Ballkanit të Hapur”

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar vizitën e Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se kjo vizitë ishte goditja e fundit ndaj idesë së promovuar nga Rama, Vuçiq e Zaev.

“Kjo vizitë ishte goditja e fundit i idesë për “Ballkanin e Hapur”. Merkal e bëri shumë të çartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për paralelizma tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Rama u përpoq ta quan iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si zgjatim të Procesit të Berlinit, por sipas tij kjo nuk qëndron.

Mushkolaj thotë se Kurti e kishte me të drejtë kur akuzoi Ramën se trysninë që do të duhej t’ia bënte Serbisë ia bëri Kosovës.

Analisti thotë se Kosova qysh nga fillimi nuk ka qenë e barabartë mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu