Myftiu i Kosovës Tërnava tek Mbreti arab Salman: Për Islamin dhe muslimanët

Kujdestari i dy vendeve të shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz, ka mirëpritur në Riad kreyn e BIK-ut në Kosovë, Myftiun Naim Tërnava, së bashku me delegacionin e tij shoqërues

Sipas Saudi Press Agency, vizita e tyre lidhet me përpjekjet për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve, ndonëse ende nuk ka bashkëpunime diplomatike për shkak se shumica e shteteve të Gjirit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Sidoqoftë, bashkëpunimi po thuhet të jetë në të mirë të shërbimit të Islamit dhe muslimanëve, në përpjekje për të promovuar moderimin, bashkëjetesën dhe tolerancën.

Takimi u përcoll edhe nga ministri i Jashtëm Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, Ministri i Çështjeve Islame dhe Davetit, Abdullatif bin Abdulaziz Al Al-Sheikh dhe Sekretari i Posaçëm, Tamim bin Abdulaziz Al-Salem.

Kujtojmë se pavarësisht vendosjes së raporteve diplomatike, Arabia Saudite ka qenë e pranishme përmes investimeve në shumë shkolla, spitale dhe infrastrukturë, veçanërisht në vitet e para të rindërtimit pas luftës. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu