Kurban Bajrami edhe këtë vit u fal në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në pritje të përfundimit të Xhamisë së Namazgjasë. Sot u konsiderua skandal ‘mbulimi’ nga një monitor i bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të vendosur në qendër të sheshit.
Në një reagim që gazeta Express, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se vendosja e monitorit është bërë 10 metra larg monumentit dhe nuk ka asnjë qëllim për të mbuluar imazhin e tij, të konsideruar dhe të pranuar si Hero të Kombit edhe nga ana e myslimanëve.
“Është absurde, është gjëja më non sens që mund të ndodhte nëse ka njeri në komunitet që mendon se në rastet e një falje të Bajramit do të çonim nëpërmed të mbuluarit e bustit”, shprehet ai, teksa shton se ka marrë kërcënime. “Unë kam marrë edhe kërcënime me jetë, në Facebook. Sot paradite. Persona me emër mbiemër. Një pjesë duket nga Kosova. I mëshojnë shumë pjesës që ‘ju nuk jeni shqiptarë duhet të ikni, jeni turq’”, thotë ai.










