Nabjana Shabani, menaxherja që ka patentë për avion dhe jaht, por nuk di t’i japë makinës

Nabjana Shabani është menaxherja e që ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Blendi Fevziut, për të diskutuar në një panel për udhëtimet në vendet e largëta.

Nabjana zbuloi se ka licencë që të fluturojë avionë të vegjël deri në 15 vende. Po kështu mund t’i japë edhe jahtit, por nuk di të drejtojë makinën.

Blendi Fevziu: Fluturove solo në avion më duket.

Nabjana Shabani: Kam fluturuar shumë herë solo.

Blendi Fevziu: Solo fare?

Nabjana Shabani: Solo.

Blendi Fevziu: 2 vendëshit?

Nabjana Shabani: 2 vendëshit por mund t’i jap edhe 15-vendëshit me atë licencë.

Blendi Fevziu: Domethënë i merr 15 veta ti dhe ikën?

Nabjana Shabani: Mund të marr vetëm familjarë ose miq, unë nuk mund të paguhem.

Blendi Fevziu: Ti ke patentë edhe për jahtin edhe për avion?

Nabjana Shabani: Patentë detare dhe për avionë të vegjël.

Blendi Fevziu: Po nuk ke makine, jam i sigurt.

Nabjana Shabani: Jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu