Napoli është shpresa e fundit e Cristiano Ronaldos për një largim nga Manchester United

Ndërkohë fundi i afatit kalimtar të verës po i afrohet fundit, Cristiano Ronaldo është ende duke u përpjekur për ndryshimin skuadrën në përpjekje për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sezonin 2022/23.

Edhe pse të mërkurën u mor si e mirëqenë se ai do të vazhdonte te Manchester United pas deklaratave të trajnerit Erik ten Hag , ylli portugez ka mundësinë të luajë në Napoli si huazim për një sezon.

Ka ende kohë për ta bërë këtë, sepse presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është joshur nga ideja për të pasur sulmuesin portugez, i cili shënoi 24 gola te Djajtë e Kuq vitin e kaluar.

Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti pranoi pak ditë më parë se “të stërvitësh Cristianon është diçka për të cilën një trajner do të fliste gjithë jetën”.

Nuk është oferta e vetme që po shqyrton portugezi, por është më e madhja, pasi ka interes edhe nga ekipe jashtë pesë ligave kryesore evropiane apo skuadra aziatike që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve.

Njëri prej tyre, për shembull, vjen nga një klub nga Emiratet Arabe. Në moshën 37-vjeçare, Cristiano ka qenë një nga personazhet qendrore të kësaj vere, teksa iu ofrua disa klubeve evropiane që do të jenë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ajo që duket e vështirë është mundësia që Manchester United të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, në një marrëveshje shkëmbimi që do të përfshijë Cristianon.

Megjithatë, opsioni i huazimit mund të aktivizohet në orët e fundit. Dhe me Cristiano dhe agjentin e tij Jorge Mendes të përfshirë, gjithçka është e mundur në ditën e fundit të transferimit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu