‘NasDaily’ me video për “Besën” e shqiptarëve: Si jepet dhe si duhet mbajtur fjala e dhënë! (VIDEO)

Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqen e njohur të Facebook-ut “NasDaily”, prej kohësh viziton vende të ndryshme të botës, nga të cilat pasqyron gjera interesante përmes një videoje një miutëshe.

Sëfundi ai ka vizituar Shqipërinë, dhe në videon që ka publikuar në sajtin e tij flitet për “Besën”, e cila historikisht është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike.

“Shqiptaret u lidhen fort në fjalën e dhënë, lidhja për fjale përbënte autoritetin e lartë të popullit”.

“Në Shqipëri, nëse jep fjalën “B” … atëherë duhet ta mbash fjalën tënde!Pra, cila është fjala “B”?”, bën pyetje Yssain, i cili më pastaj e shpjegon në video.

Nuseir Yassin, në Shqipëri ka takuar edhe Presidentin Ilir Meta, i cili është pjesë e videos, ku flitet për “Besën”.

Kjo nuk është video-ja e parë e tij që flet për kulturën shqiptare, pasi më herët, ai ka publikuar edhe video të tjera për mikpritjen e shqiptare, përdorimin e madh të kafesë e gjëra të tjera.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu