Natën e Bajramit nuk ka orë policore dhe mund të falet namazi i sabahut dhe Bajramit

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021./

Me vendim të Qeverisë së RMV, në natën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore me çka jepet mundësia që ta falim namazin e sabahut si dhe namazin e Fitër Bajramit.

Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV, nën masat protokolare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu