NATO letër Maqedonisë, ja deri në cilën datë duhet të përfundojë marrëveshja e Prespës

NATO pret që deri më 15 shkurt, Parlamenti i Maqedonisë dhe ai grek të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së emrit nga Prespa.

Sipas Katimerinit, kjo është shkruar në letrën e Stoltenberg, duke thënë se Aleansa kërkon proces sa më të shpejtë.

“Ekziston letër nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku kërkohet përfundim të të gjitha procedurave në dy vendet deri më 15 shkurt 2019”, thuhet në tekstin e Katimerinit.

Faza e fundit e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në terenin vendas fillon të mërkurën e ardhshme kur është caktuar seanca e Kuvendit me katër pika në rend dite – vërtetim i amandamenteve të propozuara kushtetuese, sjellja e tyre, shpallje e amandamenteve dhe miratimi i ligjit të propozuar kushtetues për zbatimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu