NATO po shton forcat, do të marrim masa!

Ministri rus i Mbrojtjes ka paralajmëruar se do të marrin masa mbrojtëse

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se Rusia duhet të ndërmerr masa mbrojtëse, si përgjigjie ndaj forcimit të forcave të NATO-s në kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po forcojnë në mënyrë aktive potenciale në kufijtë perëndimor të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke hapur baza të reja dhe duke zhvilluar infrastrukturën ushtarake, përcjell rtv21.tv

Shoigu më tutje tha se lufta informative tashmë ka filluar dhe është duke u zhvilluar, se aksionet e NATO-s po minojnë stabilitetin  strategjik dhe po detyrojnë Moskën që të ndërmerr kundërmasa mbrojtëse.

Ai tha se Rusia rëndësi të veçanti po i kushton njësive dhe formacioneve të veta në rajonet perëndimore ushtarake, të cilat dëshiron ti pajisë me armatim dhe pajisje moderne ushtarake, si dhe rritjes së gatishmërisë së tyre operative dhe luftarake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu