Naumov: Qeveria, borxh të ri prej 31.1 milionn eurosh

Qeveria nesër planikon të marrë 31.1 milionë euro borxh nga kreditorët vendor ndërsa të mërkurën, Ministria e financave duhet të kthejë 1.8 milionë euro. Zëvendësministri plotësues i nancave, Kire Naumov, akuzoi ministrin Kiril Minovski se po e shfrytëzon ankandin e fundit të letrave shtetërore me vlerë të publikuara para shpërndarjes së Kuvendit dhe duke futur edhe më tej borxhe qytetarët e MAqedonisë.

“Ky pushtet, gjeneratave të ardhshme do t’u lejë më shumë se 5 miliardë euro borxh. Përpjekja e Minovskit të ecë rrugës së paraardhësit të tij, nuk do jetë e suksesshme për çdo keqpërdorim të qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, tha Kire Naumov, zëvendësministër i financave. Reaguan edhe nga Ministria e financave duke thekuar se dikasterit të ekonomisë i janë kthyer 29.2 milionë euro, ndërsa të mërkurën do të kthehen 1.8 milionë euro. Nga kabineti i Minovskit thonë se Madje se informatat janë publike dhe mund të kontrollohen në çdo kohë.

“Ankandi i letrave shtetërore me vlerë i caktuar për nesër është në vlerë prej 1. 915 miliardë denarë, ose shumë e njëjtë që do të kthehet gjatë javës. Do të thotë se borxhi neto pas këtij ankandi është i barabartë me zero”, thanë nga Ministria e financave.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e financave, përfundimisht me tremujorin e dytë, borxhi publik është 4.2 miliardë euro ose 45.3% e Prodhimit Bruto Vendor. Në strategjinë e re fiskale 2017-2019, Qeveria në tre vitet e ardhshme në vend dhe jashtë do të marrë borxh prej 1.7 miliardë euro, ndërsa niveli i borxhit publik në vitin 2019 do të arrijë 56% nga Prodhimi Bruto Vendor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu