“Ndaç bini zarf të zi, ndaç të kuq”, Meritoni proteston ndaj produksionit të BBV: Nuk e ndez mikrofonin jo

“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”,

Shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.

Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

Françeska:Nëse je i bindur unë të mbështes” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu