Ndahet nga jeta kantautori i njohur shqiptar

Kujtim Prodani nuk e mposhti dot betejën me Covid 19. Ai u shua këtë të mërkurë në moshën 57 vjeçare, pasi kishte disa ditë i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Kujtim Prodani ka qenë ndër të parët artistë që në prill të këtij viti i kushtoi një këngë virusit tashmë i mori jetën. Ju flet Corona quhej kënga me lirikë të Persida Asllanit.

Një romantik i përhershëm, i dashuruar me qytetin e tij dhe në gjurmët e prindërve dhe artistëve të mirnjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ai ja kushtoi jetën e tij muzikës.

Këngëtari i mirënjohur dhe autor i 57 tekste këngësh do të mbahet mend si artisti që i këndoi Tiranës, që ruajti gjithmonë fisnikërinë e tij dhe që mes miqsh artistë nuk ndali asnjëherë së qeni prezent në skenë për recitalet e tij.
Shpirti I tij optimist vijon në traditën e Prodanëve në muzikë.

Miqtë e tij artistë kanë shprehur ngushëllimet për të dhe familjarët kur në një kohë të pazakontë do të bëhet përcjellja e tij.

“I Am From Tirana”, “Me Sytë Nga Dera”, “Shpirt i trazuar”, janë albumet e tij.

“Kush jeton me dashurinë, në parajsë do të shkojë” janë vargjet e një prej këngëve të tij. Lamtumirë Artist!

Akademiku Vasil Sofokli Tole ka publikuar mesazhet e fundit me Prodanin natën e ndërrimit të viteve, ku kantautori shprehet optimist se do t’ia dalë, por gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.

Biseda:

Tole: Kujte si dukesh sot?

Mesazhi i Vasil Sofokli Tole:

#kujtimprodani 😓
Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.
Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.
Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!
Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!
Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.
Lamtumirë artist! 🙏😓

Prodani: “Vaso një flamë. Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu. Gëzuar qofshi!”-u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu