Ndalesë për qarkullim e kamionëve në rrugën Strugë-Qafë Thanë dhe në Strazhë

Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Strugë– Qafë Thanë në orët e pasdites është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese, njoftuan nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkaqe të njëjta në ora 17:00 u vendos ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese edhe për rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafën malore Strazhë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta me mbetje të dëborës në rrugë.

Shoferëve u rekomandohet vozitje e kujdesshme në kushte dimërore, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugorë dhe përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu